Katër vjet pa Gulielmin
2 korrik 1945- 5 Maj 2021
Si sot katët vjet më parë humbi jetën aktori i madh i skenës dhe i teatrit Gulielm Radoja duke lënë pas dhjetra role e figura që janë të skalitura në memorein e çdo shqiptari.
Kush ishte Gulielm Radoja?

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.
Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat ?Bourgeois Wedding? e Bertold Brehtit, ?Me syrin e një klouni? e Heinrich Bëllit, ?Trojanët? e Vasilis Theodoropulosit .

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Disa nga rolet e tij më të spikatura janë:
Dashuria s’mjafton 2019 Babai i Albanit
Në kërkim të kujt 2011 serial
Der Albaner (Shqiptari) – 2009
Kronikë provinciale 2009
Njerez dhe Fate – 2001-2003 mini-seri
Unë ti dhe Kasandra – 1999 TV
Dasma e Sakos – 1998 , Sako
Kolonel Bunker – 1998
Dashuria e fundit – 1995
Nekrologji – 1994
Vdekja e burrit -1992
Kthimi i ushtrisë së vdekur -1989 ….Prifti
Flutura në kabinën time -1988…Marku
Eja! -1987 …Lirimi
Vrasje në gjueti – 1987 …Pertefi
Asgjë nuk harrohet -1985 ….Peshkatari
Mondi dhe Diana -1985 ….Babai i Mondit
Të paftuarit – 1985
Vendimi – 1984 …. Leçiano
Kush vdes në këmbë – 1984 ….Petro Luarasi
Gracka – 1983 ….Refiku, radisti
Era e ngrohtë e thellësive – 1982 TV ….Rexhepi
Rruga e lirisë – 982, Aleksi
Nëntori i dytë – 1982 ….Lym Kepi
Gëzhoja e vjetër – 1980….Servet Saraçi
Goditja 1980- TV …Agimi
Dorina 1979 – TV …Viktori
Mësonjtorja – 1979 ….Stefan Bardhi
Gjeneral gramafoni – 1978 ….Zoti Alberto
Në pyjet me borë ka jetë – 1978 ….Inxhinieri
I treti – 1978, Major Kelli
Shembja e idhujve – 1977, arkeologu
Zani partizani – 1976 TV …. Komisari
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1976) ….prifti
Dimri i fundit – 1976 ….Togeri gjerman
Në fillim të verës – 1975, Tenente Aleko Gurabardhi
Shtigje lufte – 1974, Tafa, fotografi
Gjurma – 1970, inxhinieri…
