“Giro d’Italia” nis nga Durrësi

“Giro d’Italia” ka nisur udhëtimin e saj nga Durrësi. Në shëtitoren Taulantia pranë bregur të detit u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së këtij turneu që është një nga më të njohurit në botë

Pas startit çiklistët kaluan nga shëtirotja “Tauantia” në Rrugën Tregtare pastaj tek sheshi “Liria” para Bashkisë, u futën në rrugën “Aleksandër Goga”, duke kaluar para Gjykatës .
Pastaj çiklistët u kthyen tek Muzeu i Dëshmorëve , për të vazhduar rrugën drejt Urës së Dajlanit dhe më pas drejt autostradës për të vazhduar në itinerarin drejt Tiranës.

Giro d’Italia do të zhvillohet nga data 9-11 maj brenda territorit shqiptar.
