Gjithçka e kryer, Xabi Alonso te Real Madridi

0
image

Xabi Alonso pritet shumë shpejtë të konfirmohet edhe zyrtarisht si trajner i ri i Real Madridit.

Trajneri spanjoll njoftoi para disa ditësh largimin nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit dhe tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e ri.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Alonso ka nënshkruar kontratë me Real Madridin dhe do të jetë pasues i trajnerit Carlo Ancelotti.

Kontrata e Alonson me klubin mbretëror është tre-vjeçare dhe ai pritet t’ia fillojë punës në shkurt, para nisjes së Kupës së Botës për Klube.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028”.

“Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading