FOTO LAJM: Bylykbashi duke numëruar kafshatat e fundit të byrekut
Në një atmosferë të tensionuar numërimi në Durrës, ku deri tani janë numëruar 179 nga 494 qendra votimi dhe PS kryeson me 52.57% ndaj 39.42% të PD, drejtuesi politik i PD-së për qarkun, Oerd Bylykbashi, ka zgjedhur të pushojë dhe të shijojë një byrek.
Në foton e siguruar Bylykbashi duket i ulur në një cep të qendrës së numërimit, duke ngrënë byrek dhe duke kontrolluar telefonin.
Duket se në mungesë të lajmeve të mira nga kutitë e votimit, i vetmi numërim që gjen qetësi është ai i kafshatave të byrekut.