PD kërkon rinisjen e procesit, tension në një KZAZ në Durrës. Dy vota tepër në një kuti votimi, PS: Është një lapsus 

0
image

Ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës, është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit. Dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues, duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë. Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.

Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet. Ndërkohë, situata është tensionuar kur anëtarë të Partisë Socialiste kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar që procesi i numërimit të vazhdojë normalisht, duke u shprehur se nuk ka vend për alarm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading