Durrës. 44-vjeçari godet me mjet prerës për motive të dobëta një 31 vjeçar, arrestohet
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka goditur mjet prerës një 31- vjeçar. I dëmtuari aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
E. Ll., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës (thikë), shtetasin E. C., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;