I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, fillojnë hetimet

0
image

Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 03:34, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri Qani Hamit Muça,në tualetin e dhomës së tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku Muça qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Shkak për alarm u bë vonesa e pazakontë e tij në tualet, e cila u vu re nga një tjetër i paraburgosur që më pas hapi derën dhe e gjeti Muçën të vetëvarur në pjesën e grilës së ajrimit. Menjëherë u njoftuan shërbimet e sigurisë dhe ndihmës-mjeku i institucionit, ndërsa në vijim u informuan Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

Grupet hetimore mbërritën në vendngjarje rreth orës 04:00 dhe nisën procedurat për dokumentimin dhe hetimin e rrethanave të ngjarjes.

Qani Hamit Muça, i lindur më 2 korrik 1967 në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe pa precedentë penalë të mëparshëm. Ai ishte arrestuar më 12 gusht 2024 për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Më 28 shtator 2024, ai ishte transferuar nga IEVP “Jordan Misja” në burgun e Fushë-Krujës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së të ndjerit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading