Parashikimi i motit për ditën e hënë 19 maj, java nis me reshje shiu dhe shtrëngata

0
image

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading