Vrasja në Durrës, një informator ndoqi Ermir Dedjan dhe lajmëroi autorin

0
image

Zbardhen detaje nga atentati me armë zjarri në Durrës, ku mbeti i vrarë me asnjë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja.

Mësohet se një informator ndoqi Ermir Dedjan dhe ka lajmëruar autorin për lëvizjet e tij. I riu u qëllua teksa po ecte në trotuar, ndërsa plumbat kapën edhe derën e një qendre shëndetësore aty pranë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, në lagjen nr.18 në Durrës. 29-vjeçari nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Një banor i pallatit thotë se mendoi se ishin fishekzjarre ndërsa në vendngjarje konstatoi se 29-vjeçarin e kishin qëlluar pas shpine. Autorët e ngjarjes të maskuar, pas krimit u larguan me shpejtësi dhe ndodhen në arrati.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë kamerat e sigurisë në zonë dhe i ka dërguar për ekspertim.

Ende nuk dihen arsyet e krimit ndërsa dihet se i riu është me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar për trafik drogë dhe plagosje.

10 vjet më parë, në vitin 2015, Dedja ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do ta trafikonin në Kosovë.

Dy vite më pas, në vitin 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading