Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se fillimi i javës do jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku nuk do mungojnë edhe reshjet e shiut.
Osmani shtoi se moti do përmirësohet ditën e mërkurë dhe në vazhdim.
“Në fakt fillim java sot edhe nesër parashikohet që territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.
Që do të thotë se do të kemi vranësira të shpeshta, kemi rritje të lagështirës në ajër çka do bëjë që ditën e sotme duke filluar nga orët e mesditës dhe të paktën deri në orët e mbrëmjes, territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta.
Do të kemi zhvillim të vranësirave, çka do të bëjë që të kemi prezente reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve