Fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga 2 shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve
Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prostitucioni, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira për shfrytëzim të aktivitetit të paligjshëm.
Sipas hetimeve, dy shtetaset kineze kishin marrë me qira pa kontratë dy apartamente në lagjen nr. 13 dhe i kishin përshtatur për aktivitete prostitucioni.
Komunikimi me klientët dyshohet se bëhej përmes një call center-i nga jashtë Shqipërisë, çka ka ngritur dyshime për përfshirje të një rrjeti ndërkombëtar.
Policia sekuestroi pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë dhe karta krediti. Gjithashtu janë proceduar penalisht 7 shtetas, 2 kineze dhe 5 shqiptarë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 5”.
Kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira (pa kontrata), për ushtrim të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetase kineze.