Durrës.U abuzua seksualisht nga 26-vjeçari, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares italiane: Më sulmoi edhe pse rezistova

0
image

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Policinë e Durrësit e 18-vjeçares italiane që u abuzua seksualisht nga 26-vjeçari Leonardo Preza, ky i fundit person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka qenë me shoqërinë në hotel dhe më pas u shkëput prej tyre dhe u ul te shezlongët përballë.

Në këtë moment, tregon ajo, iu afrua 26-vjeçari. Ka qenë ora 05:30 e mëngjesit të djeshëm (5 shtator).

Me gjithë rezistencën e adoleshentes, 18-vjeçarja tregon se i riu e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe të një bashkëpunëtori të policisë që kishte parë prezencën e personit të akuzuar për përdhunim, si analizimit të kamerave të sigurisë, u arrit në identifikimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit Leonardo Preza.

Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje në polici, ka pranuar marrëdhënien me italianen, por sipas tij ajo ka dashur vetë të kryejë marrëdhënie.

Nga ana tjetër, vajza u dërgua në spital ku iu nënshtrua një vizite të hollësishme mjekësore.

Në duar, në qafë e në pjesë të tjera ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se mund të jetë përdhunuar. 18-vjeçarja iu nënshtrua edhe një vizite te gjinekologu, që i shërben edhe hetimit. Dëmtimet, mësohet se nuk kanë qenë serioze dhe më pas vajza është larguar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading