Qëlloi me armë gjahu ndaj një 34-vjeçari pas sherrit, arrestohet i riu në Durrës

0
image

27-vjeçari Sebastian Toska është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu ndaj një 34-vjeçari pas sherrit që pati me të.

Ngjarja ndodhi në Hamallaj, Fermë Sukth. Policia e Durrësit njoftoi se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia arrestoi në flagrancë të riun, i cili posedonte pa leje edhe çiften. Sebastian Toska akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, prishja e rendit publik dhe armëmbajtje pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, njoftoi policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading