Durrës.Duhej të ankorohej sot në Durrës, ambasada amerikane anulon koncertin për mbërritjen e anijes  “Mount Whitney”

0
image

Ambasada amerikane ka njoftuar anulimin e një koncerti të planifikuar për tu mbajtur sot  në Durrës, në kohën kur do të mbërrinte anija e famshme “Mount Whitney”. Kjo e fundit ishte në Malin e Zi dhe u njoftua se do të mbërrijë të shtunën në Durrës.

Ambasada kishte planifikuar shumë aktivitete dhe një ndër to një performancë nga banda e forcës detare amerikane ditën e diel. Por koncerti është anuluar. “Duam t’ju informojmë se koncerti në Durrës, i planifikuar për të dielën në orën 19:00, është anuluar. Na ndiqni për përditësimet e ardhshme”, tha ambasada.

Nuk dihet nëse anulimi i koncertit ka të bëjë me ndonjë ndryshim plani mbi anijen  “Mount Whitney”.

Anija “Mount Whitney”, e vendosur zakonisht në Gaeta, Itali, është një platformë komanduese për operacione të ndërlikuara detare dhe përfaqëson lidhjen kritike ndërmjet forcave detare amerikane dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë. Ajo operon me një ekuipazh të përzier, ushtarakë dhe personel civil, në funksion të interesave strategjike të SHBA-së në Europë dhe Afrikë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading