Durrës. “Në ujin e rrjetit hidhet klor”, qytetarët nga Durrësi udhëtojnë deri në Shkopet për të mbushur ujë të pijshëm

0
image

Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët të udhëtojnë deri në 140 km për të mbushur ujë për konsum familjarë.

Çdo të diel burimi i ujit në Shkopet është plot ku qytetarë të shumtë nga Durrësi, Fushë-Kruja apo Kurbini dynden për të mbushur ujë për familjen.

Qytetarët durrsakë që ishin këtë të diel pranë burimit të ujit në Shkopet thanë se uji i rrjetit nuk konsumohet pasi në të hidhet shumë klor për shkak të amortizimit të tubacioneve.

Ata deklarojnë se të paktën dy herë apo një herë në muaj udhëtojnë nga Durrësi në Shkopet për të mbushur ujë në këtë burim natyral. Sipas tyre, propaganda e qeverisë për ujin e pijshëm që thuhet se është cilësor, nuk është e vërtetë. Uji i rrjetit sipas tyre mund të përdoret vetëm për larje dhe jo për tu pirë.

“Unë vij nga Durrësi vetëm të mbush ujë sepse uji këtu është pa klor, ndërsa atje i fusin klor për të pastruar tubat. Uji atje mund të përdoret vetëm për të larë. Gjithmonë këtu gjen të paktën 5-6 makina që mbushin ujë, dikush tjetër që ka mundësi ekonomike më të mira e blen në dyqan”, u shpreh një nga banorët për “News 24”.

Me të njëjtën situatë përballen edhe zona të tjera të vendit tonë ku ka rrjet ujësjellësi. Në pjesën më të madhe të tyren, uji nuk konsumohet, ndaj qytetarët gjejnë alternativa në burime natyrale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading