Durrës.Sherr me thika dhe grushte , arrestohen dy të rinjtë që goditën baballarët e njëri-tjetrit
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për plagosjen me thikë pas një sherri të ndodhur të dielën në Spitallë të Durrësit.
Në pranga përfunduan Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, Rodriko Elezi ka goditur me thikë shtetasin babain e Aldo Dubrakut, ndërsa Aldo Dubraku ka goditur me grushte babin e Rodriko Elezi duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Dy baballarët e të rinjve janë në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir)”, tha policia.