Hapet testamenti i Giorgio Armanit, kush trashëgon dhe çfarë nga perandoria e gjigantit të modës

0
image

Është bërë publik testamenti i stilistit legjendar italian Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta më 4 shtator 2025.

Dokumenti, i hapur në Milano, zbardh ndarjen e trashëgimisë dhe të drejtave mbi perandorinë e modës që ai ndërtoi për dekada.

Leo Dal’Orco, krahu i djathtë i stilistit, përfiton 40% të të drejtave të aksioneve në shtëpinë e famshme të modës “Armani”.

Dy mbesat e Armanit, Silvana dhe Andrea, do të kontrollojnë 30%, ndërsa 30% e mbetur do të administrohet nga një fondacion i krijuar nga vetë stilisti.

Pasuria dhe pronat luksoze

Sipas testamentit, kompania që menaxhon pasurinë e paluajtshme të Armanit do të kalojë në emër të motrës së tij Rosanna dhe dy mbesave

Bëhet fjalë për prona me vlerë të jashtëzakonshme, mes të cilave apartamente në Milano, një vilë në Saint-Tropez dhe një tjetër në ishullin italian të Pantelleria.

Shitja e aksioneve tek gjigandët e modës

Një nga elementët më të rëndësishëm të testamentit është kthesa që mund të marrë në të ardhmen pronësia e shtëpisë Armani.

Brenda 18 muajve, 15% e kompanisë duhet të shitet tek një nga gjigandët e industrisë: LVMH, Luxottica apo L’Oréal, ose ndonjë tjetër me kapacitet të ngjashëm.

Pas tre vitesh, një përqindje tjetër që varion nga 30% deri në 54.9% e shtëpisë Armani mund t’i kalojë po të njëjtit blerës – një lëvizje që mund të ndryshojë pronësinë e një prej emrave më të mëdhenj të modës italiane.

Amaneti i stilistit: “Elegancë, cilësi dhe menaxhim etik”

Në dokumentin e fundit, Giorgio Armani thekson qartë se dëshiron që trashëgimia e tij të menaxhohet me “etikë, stil modern dhe esencial, me fokus tek inovacioni dhe cilësia”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading