Durrës. Shtylla elektrike e dëmtuar i mori jetën, ky është Bardhyl Kaloshi që vdiq nga neglizhenca e OSHEE

0
image

Personi në foto është 42-vjeçari Bardhyl Kaloshi i cili humbi jetën në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë stadiumit, pasi ra në kontakt me një shtyllë elektrike të zhveshur në një rrugë të përmbytur nga reshjet. Kaloshi, baba i tre fëmijëve, ishte duke kaluar në këmbë kur u përfshi nga rryma dhe humbi jetën në vend, pa mundur të ndihmohej nga kalimtarët që u tërhoqën nga frika e rrezikut.

Bizneset pranë zonës treguan se shtylla kishte kohë që paraqiste rrezik për jetën, pasi prej ditësh kishte shpërndarje të rrymës për shkak të lagështirës dhe dëmtimit. Pavarësisht denoncimeve të banorëve as OSHEE dhe as Emirjana Sako e bashkisë Durrës nuk morën asnjë masë në mënyrë që të parandalohej kjo tragjedi e rëndë që tronditi qytetin bregdetar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading