Durrës. Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë rrugore, proçedohet penalisht një 36 vjeçar

0
image

Një 36-vjeçar është proceduar nga Policia e Durrësit pasi pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal dhe administrativ për shkeljet e kryera.

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading