Itali. 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. E moshuara ndërron jetë në vend, personi që tentoi vetëvrasjen mbijetoi

0
image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme.

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, por fati kishte rezervuar një ngjarje jo të zakontë.

70-vjeçari u hodh nga kati i katërt, por në vend që të përfundonte në trotuar, ra mbi një 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading