Durrës.Parkimi vetëm me lekë në dorë, qytetarët denoncojnë uzurpimin e rrugëve me goma

0
image

Shkruar nga: A Shehaj

Një fenomen shqetësues vijon prej vitesh në Rrugën e Portit në Durrës, ku hapësirat publike të parkimit po përdoren në mënyrë abuzive nga pronarë lokalesh, pa asnjë të drejtë ligjore.

Qytetarët raportojnë se një prej bizneseve ka zënë trotuarin dhe rrugën përpara lokalit me goma makinash, duke bllokuar vendet publike të parkimit. Çdo drejtues mjeti që përpiqet të parkojë aty, përballet me pronarin e lokalit, i cili sipas tyre kërkon 2 mijë lekë të vjetra në dorë, pa asnjë tabelë, fature apo dokumentacion zyrtar.

Të revoltuar, qytetarët shprehen se ky nuk është një rast i izoluar pasi edhe në anën tjetër të rrugës, bizneset kanë vendosur goma, skela dhe mjete të tjera për të rezervuar vendet e parkimit, duke “privatizuar” rrugën publike në mënyrë të paligjshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Bashkisë së Durrësit dhe Policisë Bashkiake, ndërsa e cilësojnë situatën si të papranueshme dhe një shkelje të hapur të hapësirave publike.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje. Rruga portit ne Durres, rrota makinash per te zene vend parkimi ka dal pronari lokalit dhe zene vendin. As tabel as gje, thjesht del dhe kerkon 2 mij lekshin. Eshte situate qe vijon prej vitesh. Ka dhe ana tjeter kshu goma skela. Pronari i lokalit vila one tek rruga portit Durres. Tani ka shtu akoma dhe me shum thjesht ka privatizu terrenin e ka bere te vetin Nqs don te parkosh duhet te paguash tabela nuk ka”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading