Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

0
image

Nën kodrat e Durrësit, atje ku qyteti i sotëm lëviz pa e ditur, fshihet një histori e mbuluar nga heshtja për dekada me radhë.

Ish-shefi i Mbrojtjes Civile, Lutfi Shehu, na çon pas në kohë, në vitet 1981-1992, kur qyteti port i Shqipërisë po ndërtohej edhe… nën tokë.

Në fshehtësi të plotë, me urdhër të regjimit, nisën punimet për një rrjet të pazakontë objektesh të nëntokës: vendkomanda, fabrikë buke, mulli bloje, rrobaqepësi, spital, frigorifer, madje edhe stalla që do të mabnin afro 500 krerë lopë.

Çdo gjë që i duhej një qyteti për të funksionuar, ishte projektuar të ekzistonte nën dhe për një ditë që shpresohej të mos vinte kurrë: ditën e luftës.

“Kjo gjë dihej nga vetëm 5-6 persona në atë kohë dhe çdo gjë kryhej në fshehtësi të plotë”, thotë Lutfi Shehu.

Shehu rrëfen sesi për më shumë se një dekadë, punëtorë dhe inxhinierë punuan pa u ndalur, duke shpenzuar burime të mëdha për kohën.

Çdo gur, çdo tunel, çdo dhomë, ndërtohej nën kontroll të rreptë, ndërsa qytetarët e zakonshëm nuk kishin dijeni për atë që po ndodhte nën këmbët e tyre.

Për këto punime nevojiteshin fonde të mëdha dhe  çdo ndërmarrje ishte e detyruar që në fund të vitit të transferonte fondin prej 2 % për këtë qëllim.

“Zv/kryeministri i kohës Besnik Bekteshi, ai u njoh me punimet dhe kur mësoi se deri në atë kohë ishin harxhuar afro 7.6 milion dollarë, e kishte   të vështirë ta besonte një gjë të tillë”, shton Shehu.

Punimet në fjalë janë kryer deri në vitin 1992 dhe Durrësi, ndryshe nga rrethet e tjera, i përfundoi pothuajse në masën 100% objektet e planifikuara.

Sot, pas më shumë se 30 vitesh, ato hapësira të heshtura mbeten si kujtesë e një epoke të errët dhe të fshehtë, një “qytet paralel” që nuk u përdor kurrë, por që tregon më shumë se çdo fjalë për frikën dhe paranojën e kohës. (Vizion Plus)

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading