Durrës. Apeli i GJKKO e riktheu në burg, Vangjush Dako ende në spital

0
image

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit në repartin e Infektivit, sipas raportimeve të Report Tv. Ai u shtrua pasi ka patur aritmi, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale.

Ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të GJKKO, e cila e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, SPAK në bazë të kompetencës që ka, nxori menjëherë urdhrin e ekzekutimit të vendimit. Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, si dhe atë të arrestit shtëpiak, Dako tani duhet të kryejë edhe 9 ditë burg.

Policia shkoi në shtëpinë e tij për zbatimin e vendimit por, për shkak të problemeve shëndetësore, ai u dërgua në spital nga efektivët, dhe pas vizitës mjekësore, u shtrua.

Dako ruhet nga policia e burgjeve. Në bazë të Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg. Nëse do të qëndrojë edhe 9 ditë në spita, detyrimi quhet i kryer.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading