At Zef Pllumi ndërroi jetë më 25 shtator 2007 në Romë, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme shpirtërore dhe kulturore për kombin shqiptar.

0
image

At Zef Pllumi eshte një nga figurat më të ndritura të kulturës dhe shpirtit shqiptar, një njeri që vuajti, por nuk u thye kurrë. I përndjekur për dekada me radhë nga regjimi komunist, ai u bë simbol i qëndresës morale dhe shpirtërore, duke mbajtur të gjallë besimin dhe dashurinë për Atdheun në kushte çnjerëzore. Përmes veprës së tij monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, ai i dha zë mijëra vuajtjeve të shqiptarëve të pafajshëm, duke e shndërruar dhimbjen e tij personale në kujtesë kombëtare dhe në testament për brezat që do të vijnë.

Jeta e At Zef Pllumit është një dëshmi e fuqisë së shpirtit mbi dhunën dhe errësirën. Ai nuk u dorëzua përballë torturës dhe burgut, por zgjodhi të shndërrojë plagët në fjalë, dhe fjalën në një trashëgimi të pavdekshme. Sot, kujtimi i tij mbetet frymëzim për çdo shqiptar që beson tek e vërteta, liria dhe dinjiteti njerëzor. Ai nuk ishte thjesht një dëshmitar i kohës së tij, por një ndërgjegje e gjallë e kombit, që na mëson se e vërteta, sado e dhimbshme, është e vetmja rrugë drejt shëlbimit. / actvusa.com

Me poshte USATV ju sjell disa nga theniet e At Zef Pllumit qe vazhdojne te jene reale edhe ne ditet e sotme:

“Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.

Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.

Nuk na sjellë lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Thonë se historia persëritet. Edhe unë ashtu mendoj, por vetëm për të keq. Kohët e arta nuk persëriten kurrë.

Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë.

Ka njerëz të mirë e njërëz të këqij, por jo popuj të mirë e popuj të këqij.

Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do të rrijë e strukun prej dhunës?

Njerëzimi sundohet prej njerzve të dhunës, që nuk kanë mëshirë as dashuni, por vetem deshire te pangopun për lavdi e pasuni.

Dhimbja e shpirtit njerzor asht shumë ma e fortë se ajo e trupit.

Kurrë s’e kam kuptue se si një popull i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça?!

Nji atdhe që u sjellë të bijve vetëm robni, vuejtje, mundime, tortura e vdekje, nuk asht ma Atdheu i zemrës dhe duhet braktisë me lot ndër sy.”

✍️ At Zef Pllumi

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading