Familjarët e 40-vjeçarit Genti Buka kanë humbur kontaktet me të që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

0
image

Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, Genti është parë për herë të fundit teksa dilte nga banesa mbrëmjen e djeshme. Në momentin e largimit ai kishte veshur një këmishë me lule, të ngjashme me ato të plazhit.

Familjarët thonë se ende nuk kanë bërë denoncim në polici, pasi sipas tyre duhen kaluar 72 orë, por po i bëjnë thirrje kujtdo që mund ta ketë parë të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit 068 590 9016.

Çdo informacion që mund të ndihmojë për gjetjen e Gentit është i mirëpritur nga të afërmit e tij, të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e tij dhe presin lajme sa më shpejt.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading