“Temperatura deri në 0 gradë dhe reshje dëbore”, meteorologia Porja tregon ‘surprizat’ e motit për muajin Tetor

0
image

Muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Meteorologia Tanja Porja njoftoi se në veri pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën reshjet do të rikthehen sërish.

“Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja

Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatori

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading