Durrës. Vrasja e Edmir Bregut, GJKKO lë në burg Avdylajt, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit Shijakut”
GJKKO ka lënë sot në fuqi masën arrest me burg për Vullnet Muçën, Enea Kume, Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj, një grup kriminal që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve.
Sipas dosjes së SPAK që ka goditur këtë grup kriminal, hetimi është i ndarë në dy çështje të ndryshme, ku janë goditur Avdylajt dhe “Rumi i Shijakut” emri i të cilit eshte Aleksandër Laho.
Në burg kanë mbetur:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
Vlash Brahja (arrest në burg)
Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)
Si ndodhi vrasja:
SPAK, ka ndjekur rrjedhshmërinë e kodeve “Q1CTJT” që përdorej nga Aldo Avdyli dhe kodin “TEDV40”, që përdorej nga Astrit Avdyli, ku përmes bisedave në aplikacioknin “Sky”, është kuptuar se këto personazhe kanë organizuar dhe urdhëruar vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në 21 janar 2021 në Durrës.
Pjesë e kësaj vrasje, sipas SPAK është dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, i cili besohet se ka pasur rolin e ndihmësit në këtë vrasje.
SPAK ka sqaruar se vrasja është kryer për qëllime hakmarëse për shkak se grupi i Avdylajve, kishte zbuluar më parë se Edmir Bregu, kishte planifikuar dhe tentuar për të vrarë Aldo Avdylin.
Kaq ka mjaftuar që Avdylët të organizojnë vrasjen e Bregut, teksa ai kishte ardhur nga Italia në Durrës, për të kaluar festat e fundvitit. Vrasja e Bregut është realizuar përmes dy personave Alfred Doka dhe Ermir Dedja, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.