I vetmi që i doli kundër Sali Berishës në ’93, çfarë deklaronte në sallën e Kuvendit ish deputeti Abdi Baleta për ligjin 7501 (FJALIMI QË SHKUNDI PARLAMENTIN)

0
image

Gjatë pranverës së vitit 1993, 32 vite më parë, ligji për pronat ka qënë një ndër debatet më të përfolura në parlament.

Pas miratimit të ligjit nr. 7501 “Për tokën” në vitin 1991, Kuvendi i Shqipërisë diskutonte një projektligj të ri “Për kompensimin në vlerë”, që synonte të përcaktonte mënyrën e dëmshpërblimit për pronarët e tokave të shpronësuara gjatë regjimit komunist.

Gjatë kësaj seance, diplomati Abdi Baleta ka mbajtur një ndër fjalimet më të fuëishme dhe më të komentuara për periudhën postkomuniste dhe jo vetëm. Ai në fjalën e tij e ka cilësuar ligjin ekzistues si “të padrejtë në themel, arbitrar dhe me frymë komuniste”.

Ai paralajmëroi: “Ky ligj do t’i lërë shqiptarët në sherr për shumë kohë. Ky ligj u bën dëm të madh interesave kombëtare të shqiptarëve.”

Këto fjalë të tij tingëllojnë sot si “një profeci”, për ato që po ndodhin me konfliktet për pronat, ku jo më larg se fillimi i kësaj jave një gjyqtar mbeti i vrarë për shkak të një çështje pronash të stërzgjatur për  13 vjet.

“Ky projektligj, sipas mendimit tim, është në një masë të ndjeshme, një arbitraritet shtetëror i veshur me petkun e ligjit. Ky projekt është shprehje e voluntarizmit në ligjvënie. Kompensimi në vlerë i pasurisë bëhet atëherë kur është i pamundur restitucioni, por jo të përgjithësohet në këtë mënyrë. Pronarët do të dëmtohen nga obligacionet. Mua kompensimi nëpërmjet obligacioneve më duket ngopje me lugë bosh. Për të gjitha këto arsye unë jam kundër këtij projektligji dhe nuk do të votoj pro tij kur të vihet në votë. Nuk mund të votoj për një projektligj që sanksionon për së dyti një ligj të padrejtë, i cili i heq pronarit jo një pasuri çfarëdo, por tokën, vatanin, e cila është baza e dashurisë për kombin dhe atdheun. Ju faleminderit!” deklaroi Baleta ndër të tjera.

Fjala e plotë:

Seancë plenare

E mërkurë, 21 prill 1993, ora 10:00

Seancën e drejton z. Pjetër Arbnori

Abdi Baleta:

Faleminderit z. Kryetar!

Projektligji që kemi përpara na paraqitet si plotësim i ligjit nr. 7501. Mua më duket se ligji nr. 7501 i vitit 1991 “Për tokën” nuk ka nevojë për plotësim, po për ndryshim. Ai është ligj i padrejtë në thelb dhe në themel, si nga pikëpamja juridike ashtu edhe nga pikëpamja politike dhe morale. Ligji “Për tokën” doli në dritë në një seancë të vonë dhe të lodhshme të Parlamentit, mbas një kompromisi prapa perdeve, që u lëshua pastaj papritmas në sallë. Unë nuk kam votuar në favor të atij ligji. Madje edhe mbasi u miratua, e deklarova këtu në Parlament se ai është i padrejtë dhe kisha mendimin se nuk do të gjente zbatim. Më duket se në një zonë të gjerë të Shqipërisë ky ligj nuk është zbatuar dhe toka është ndarë jo sipas këtij ligji, po me kritere të tjera. Prandaj qëndrimin tim nuk e kam ndryshuar ndaj këtij ligji dhe nuk kam përse ta ndryshoj.

Këtij ligji i janë bërë kritika të shumta në shtyp nga parti, nga forca politike, nga Shoqata Pronësi me Drejtësi, nga specialistë. Shumica e kritikave janë të drejta. Unë bashkohem me mendimet e atyre që ligjin për tokën e kanë quajtur ligj komunist. Ai duket i tillë jo vetëm se u miratua nga një parlament me përbërje dy të tretat komuniste, por se është konceptuar në frymë komuniste dhe ndjek synime të tilla.

Ky ligj është arbitrar, sepse shtetin, pa qenë pronar, e bën tjetërsues të pasurive të të tjerëve. Pronarët e ligjshëm ky ligj i dëmton edhe më shumë se ligji për reformën agrare dhe praktika famëkeqe e kolektivizimit. Ky ligj do t’i lërë shqiptarët në sherr për shumë kohë. Ky ligj u bën dëm të madh interesave kombëtare të shqiptarëve. Vetëm një ligj si ky yni merr parasysh dhe përsipër të shpronësojë pronarët e ligjshëm shqiptarë dhe të bëjë pronarë argatët e dikurshëm të ardhur nga jashtë Shqipërisë, tek të cilët forca të jashtme antishqiptare kultivojnë çdo ditë frymën e antishqiptarizmit dhe i nxisin e i përgatisin për të shkëputur pjesë të territorit të Shqipërisë dhe për t’ia ngjitur ndonjë shteti fqinj. Kam dyshimin se që kur është konceptuar ky ligj, mendjehollët e antishqiptarizmës kanë ditur ta fusin ujin nën rrogoz. Nuk po zgjatem shumë me të metat e tjera të këtij ligji.

Këto i përmenda për të arritur te përfundimi se projektligji që kemi përpara “Për kompensimin në vlerë”, unë do të them të pronarëve, jo të ish-pronarëve, se ish-pronarët nuk kompensohen, kompensohen pronarët, pra ky projekt nuk e përmirëson, por e keqëson edhe më tej ligjin për tokën, sipas mendimit tim. Projektligji për kompensimin është një implikim i ri i Parlamentit në një rrugë të gabuar e të rëndë ku u fut Parlamenti paraardhës. Ky projektligj, sipas mendimit tim, është në një masë të ndjeshme, një arbitraritet shtetëror i veshur me petkun e ligjit. Ky projekt është shprehje e voluntarizmit në ligjvënie. Kompensimi në vlerë i pasurisë bëhet atëherë kur është i pamundur restitucioni, por jo të përgjithësohet në këtë mënyrë. Pronarët do të dëmtohen nga obligacionet. Mua kompensimi nëpërmjet obligacioneve më duket ngopje me lugë bosh.

Për të gjitha këto arsye unë jam kundër këtij projektligji dhe nuk do të votoj pro tij kur të vihet në votë. Nuk mund të votoj për një projektligj që sanksionon për së dyti një ligj të padrejtë, i cili i heq pronarit jo një pasuri çfarëdo, por tokën, vatanin, e cila është baza e dashurisë për kombin dhe atdheun.

Ju faleminderit! (Duartrokitje)

Abdi Baleta:

Unë kisha ca mendime për të thënë, z. Kryetar, i lashë për t’i thënë te neni 4, megjithëse mund t’i thoja që te neni 1, lidhur me konceptin e pronësisë. Dua të diskutoj pak për konceptin e pronësisë, sepse megalomania dhe fodullëku që na rri në këtë parlament duan të na japin mend, edhe pa pasur ndonjëherë për vete. Madje ndonjë agronom duhanesh merr guximin të qesëndisë edhe juristët që kanë qenë në SHBA. Shpërthimi i frymëzimit dhe i indoktrinimit të tij komunist e çoi deri atje sa të bëjë fyerjen më të paskrupullt kundër pronarëve të nderuar shqiptarë, të torturuar për gjysmëshekulli nga komunizmi, duke na i barazuar me indianët e Amerikës. Ky farë politikani e deputeti na doli dishepull i kapitalistëve dhe i kolonialistëve në Amerikë dhe sipas shembullit të Engelsit justifikoi krimet e kolonizatorëve. Mbase harroi edhe rregullat elementare të pronësisë, harroi se në rastin e indianëve të Amerikës nuk ishte fjala për pronësi të mirëfilltë, harron që edhe sot në Amerikë të drejtat e indianëve mbrohen. Ky farë deputeti na doli partizan i dhunës dhe i grabitjes. A do të kënaqen, vallë, pronarët tanë të vuajtur nga diktatura që një tip i tillë t’i përbuzë duke i krahasuar me indianët e Amerikës, ata që kanë qenë dhe duhet të bëhen krenaria e Shqipërisë? Unë i them këtij njeriu që sa herë të më sulmojë, do të marrë përgjigjen e merituar, pavarësisht nga bardhësia e flokëve dhe ngjyra e zezë e syzeve.

(Kërkon fjalën për replikë deputeti Laço)

Abdi Baleta:

… Prandaj do të më japësh të drejtën e replikës dhe i them z. Laço, që vetëm dy shkronja mund t’i shtohen mbiemrit të tij për ta bërë siç është, që herë tjetër ato t’i mbajë për vete, se është ai zëdhënësi dhe mbrojtësi i gjithë atyre që kërkon t’ua nxjerrë të tjerëve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading