Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, ku ka edhe politikanë. Informacion se brenda qelive ka drogë dhe telefona

0
image

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar sot në Burgun e Durrësit, në ambientet ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, përfshirë disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, si dhe krerë bandash kriminale.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në disa ambiente të përbashkëta dhe qeli, pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.

Dhjetëra efektivë janë angazhuar në këtë operacion, i cili vjen në vijim të masave për forcimin e sigurisë brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading