Vrau të atin me thikë, nëna rrëfen përballjen me të birin: Ore qen ma mbylle derën! 

0
image

Një ngjarje e rëndë noodhi disa ditë më parë në Durrës, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli, vrau me thikë të atin.

“Ore qen ma mbylle derën”, kështu iu është drejtuar e ëma 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili masakroi me thikë babain e tij mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Nëna e të riut, tregoi se u përball me të birin në komisariat.

Ajo theksoi se Marjani nuk foli fare, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.

“Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit. T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading