Çudia e Kryebashkiakes Sako, poston foto me diell kur Durrësi përmbytet në shi

0
image

Ndërsa qytetarët e Durrësit “lundronin” ditën e shtunë me varka drejt marketit më të afërt, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, vendosi t’u japë pak diell shpirtërave të lagur: publikoi në Facebook një foto me perëndim dielli dhe mbishkrimin poetik “E dua Durrësin”.

Banorët, që prej orësh përpiqen të shpëtojnë nga uji që bie kudo, thanë se nuk e dinin që Sako shihte motin me “Instagram filter”. “Ne shohim rrufetë, ajo shikon reflektimin e diellit në ujë. Ndoshta s’është përmbytje, është pamje panoramike,” tha një qytetar me çizme gome deri në gju.

Në fund të fundit, edhe romantika ka format e veta, disa shohin diell disa përmbyten në shi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading