Vazhdon skandali i madh, Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Belinda Balluku ndryshon sërish afatet e Porto Romanos..

0

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen. Ministrja Belinda Balluku vazhdon të ndryshojë pafundësisht afatet për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano, duke i dhënë fqinjëve një avantazh të paçmueshëm ekonomik dhe gjeopolitik. Që nga fillimi, projekti i Porto Romanos është shoqëruar me vonesa të pafundme, manipulime tenderash dhe favorizim të kompanive të caktuara, ndërsa konsorciume të fuqishme, përfshirë ato franceze dhe holandeze, janë përjashtuar në mënyrë të diskutueshme. Gazeta “SOT” e raportoi nw artikujt e fundit se në prapaskenë dyshohet se luajnë rol fuqitë e huaja, Greqia, Serbia dhe Rusia që përfitojnë nga dështimi i qeverisë shqiptare për të realizuar një projekt strategjik, pjesë e Korridorit 8 dhe e ardhmja e tregtisë shqiptare. Çdo vonesë dhe çdo ndryshim afatesh nuk është thjesht keqmenaxhim, është një sabotim i pastër dhe një tradhti kombëtare që mund të kushtojë shumë Shqipërisë.

Çfarë ka ndodhur?

Vazhdon skandali i madh, Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Belinda Balluku ndryshon sërish afatet e Porto Romanos.. - Sot News | Lajme

Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023. “Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri. Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.

 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading