Për fshesarin e mesnatës – Poezi nga Doranin Agalliu
Mesnatë…
Mesnatë, i vetëm në rrugët e qytetit pa njerëz
Dy policë më ndalin, për të më thënë si je
Të mbyllur restorantet , baret, e hapur heshtja
Ti e mbytur nga ëndrrat më pret atje…
Më kot i bie borisë, rruga është e bllokuar
Një fshesar s’më dëgjon, po fle mbi fshesë
Afrohem tërë frikë, mos është i droguar
Derën e makinës e vë në siguresë…
Fshesari, i frikësuar më hap rrugën më pas
Për fshesarët kurrë nuk kisha bërë vargje,
Në duart përveç fshesës mbante nje celular
Kushedi me kë çatonte i vetëm ndajnate…
31.03.2017