“Pranvera që Bashkon Të Gjithë”

0
image

Më 1 prill, Shoqata “ Së Bashku Ne Mundemi”organizoi një ngjarje të paharrueshme në
Shkollën e Muzikës “Jan Kukuzeli”në Durrës, me titullin “Pranvera që Bashkon Të Gjithë”
. Ky event, i mbushur me ngjyra, muzikë dhe gëzim, kishte për qëllim t’u ofronte një ditë ndryshe
fëmijëve, grave dhe burrave, anëtarëve të shoqatës, duke sjellë një atmosferë të
jashtëzakonshme që festoi jo vetëm ardhjen e pranverës, por edhe vlerat e bashkëpunimit dhe
solidaritetit që ne promovojmë.
Performancat e mrekullueshme të këngëtares Erida Jusufaj, së bashku me ato të nxënësve të
talentuar të Shkollës “Jan Kukuzeli” krijuan një moment magjik për të gjithë të pranishmit. Ky
event u bë një hap përpara në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit, si dhe një mundësi për të
bashkuar njerëzit dhe ndarë së bashku momente gëzimi dhe frymëzimi.


Një falënderim të veçantë i shkon Zonjës Eda Deveja, Drejtoreshë e Shkollës “Jan Kukuzeli”
,dhe nxënësve të shkollave të tjera që morën pjesë me performancat e tyre të shkëlqyera: Kristel
Shyti (Shkolla “Naim Frashëri”), Najeli Shyti (Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”) dhe Emily Spahiu
(Shkolla “Jan Kukuzeli”).
Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë shkon për Zonjën Urani Çobo, psikologe vullnetare e
shoqatës, e cila u angazhua plotësisht për realizimin e këtij bashkëpunimi dhe për krijimin e
mundësive të tilla për anëtarët tanë.


Ky event shërbeu si një mundësi për të festuar rinovimin e natyrës dhe të shpirtrave tanë, duke
bashkuar zemrat e të gjithëve dhe duke krijuar kujtime të paharrueshme. Shoqata “Së Bashku
Ne Mundemi”shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan dhe që e bëjnë të mundur një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading