Durrës. Arrestohet 49-vjeçari nga Egjipti, akuzohet për trafikimin e qenieve njerëzore

0
image

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës,, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, ka arrestuar në Durrës shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ja edhe njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.

Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading