“Giro d’Italia”, pas Tiranës edhe policia e Durrësit del me njoftim zyrtar

0
image

“Giro d’Italia 2025”, në kuadër të kësaj gare kombëtare në qytetin e Durrësit, Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktivitetit.

Policia njoftoi kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore në qytet si dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet.

Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

 Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve📍:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon”, thuhet në njoftim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading