image

Nga Vladimir Shyti

Kjo pyetje e ka një arsye, për të cilën ne shqiptarët durojmë me qetësinë më të madhe një dhimbje të shtyrë nga jashtë, por të lindur nga shkaqet e brendëshme. Fati mund të ndryshojë, karakteret jo.Dikur kam gjetur një thënie:Kush qesh shumë,është i lumtur me atë që ka, kush qan me tepri,është fatkeq. Ndoshta kjo është një ligjëratë ose vëzhgim naiv, por ka një vërtetësi të thjeshtë në pamjen e parë. Fjalët e bukura i merr era, ndërsa veprat e mira të japin shpresë për të ardhmen.Partia në fuqi trupenton me të madhe për arritjet në turizëm, në ndërtimet dhe zbukurimet e qytetëve, pra prioriteti u jepet të fortëve ose siç i quajmë ndryshe oligarkë.

Por, ç’fitojë populli nga kjo? Mjerimin. Tashmë, si mendoni ju? Për kë të votoj unë…! Për pagat e ulta,për çmimet e ngritura në statosfer,për mjekun që duhet dhënë para sa herë të sëmuresh,për administratën e pavlerë, që ende nuk i njeh mire ligjet shtetërore.Për bashkinë,që nuk çan kryet për banorët e vet, apo për pensionistët që i gënjenë me hala peshku. Shqipëria është ngritur si fasadë bukuroshe, por nën ato kulla madhështore jeton mjerimi, njerzit zvarriten për të kaluar ditën në çdo llojë mënyre dhe,askujt prej jush nuk u bëhet asnjëherë vonë. Pra, me ç’të drejtë u kërkoni votën? Bukuria e një vendi duket tek shëndeti i njerzëve që përbën shtetin, kjo është një letër e hapur e rekomanduar që fiton shpirtin dhe,krenarinë në arenën ndërkombtare. Misionarët si Ramiz Alia, Berisha, Hajdari, Pashko, Meta e tjerë, që u munduan të kthenin Shqipërinë në rendin Kapitalist dështuan dhe ky kthim vazhdon ende në vendin tonë me shumë andralla e mjaftë gabime.

Këtu qëndron çështja, që populli ynë është në një rrëmujë të tejskajshme dhe dielma e tyre,mosbesimi,sjellë pikpyetje në këto zgjedhje. Pra, ata shkojnë në votime duke marrë parasysh të keqen më të vogël, duke humbur paqen e shpirtit. Njeriu shqiptarë akoma nuk është çliruar nga frika, ndaj bie pre e dëshirave. Këtë gjë e shfrytëzojnë partitë politike,duke qenë gati gjithmonë të godasin me saktësi e të turbullojnë mendjet e votueseve, ku nxjerrin në pah të keqen e mundshme. Në një vend si ky i yni, ku politikanët,që është tepër e vështirë t’i quash; njerëz të politikës, thurin plane për të ardhmen, mua më duket absurd. Njeriu, që mendon të zgjidhet nga populli tij, duhet të japë prova më parë,sidomos në çështjet sociale-politke, të fitoj zemrat e njerzëve, të krijoi një reputacion maksimal dhe përtej kufive të Shqipërisë.

Largësia i zvogëlon objektet, por i zmadhon përpara mendimit, vetëm e sotmja është reale, ku edhe përqendrohet tërë ekzistenca e popullit tonë. Pra, ndaj lind pyetja; për kë të votoj? Tashmë, pa u turbulluar me imazhe të trishta të shpresave të zhgënjyera në të kaluarën ose me shqetësimet për të ardhmen, meqë është marrëzi të shprishësh me qëllim të tashmen, duke u hidhëruar me atë mosbesim në të ardhmen të votojmë të keqen më të vogë e të mundëshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading