Durrës. Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqje 5 kryetarë të Njësive Administrative, zëvendësohen 4 prej tyre

0
image

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit, teksa 4 prej tyre janë zëvendësuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz.

Institucioni e ka konfirmuar sot lajmin duke sqaruar:
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre”.
Administratorët e sapoemëruar janë:
-Manzë – Rejdi Shehu
-Ishëm – Emirjan Bafti
-Katund i Ri – Julian Marku
-Rrashbull – Fiqiri Dema

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading