Makina bëhet copash pas përplasjes te “Ura e Dajlanit”, shpëtojnë për mrekulli dy turistët britanikë! Barrierat shmangën tragjedinë,

0
image

Dy turistë britanikë i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti në mbikalimin e urës se Dajlanit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 te mëngjesit të sotëm, teksa mjeti i tyre pas përplasjes është bërë copash.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet e siguruara, mjeti u përplas fuqishëm me barrierat mbi urë. Fatmirësisht makina është ndalur nga barrierat, pasi rrëzimi nga ura mund të ishte fatal.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë fakti se turistët mund të kenë qenë në gjumë, ose mungesa e ndriçimit në rrugë të ketë shkaktuar aksidentin.

Makina u dëmtua rëndë ndërsa zjarrfikësve u janë dashur 2 orë të bënin rrugën të kalueshme për automjetet.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading