Durrës. Ja lidhjet e Olsi Ramës me Arjan Ndojën dhe grupin e Rumit të Shijakut, deputeti i PS u fut në listë të sigurtë

0
image

Rrjetet e krimit të organizuar, politika dhe drejtësia e kapur janë tri hallkat që shpjegojnë se si Shqipëria për vite me radhë është zhytur në një sistem ku shteti shërben si mburojë e grupeve kriminale. Një prej rasteve më flagrante është ai i lidhjeve të dyshuara mes Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, me ish-prokurorin Arjan Ndoja dhe grupin e njohur të Rumit të Shijakut. Këto lidhje shpjegojnë jo vetëm ngjitjen politike të deputetëve të PS, që dyshohet se janë futur në lista falë ndërhyrjes së krimit, por edhe mënyrën se si shteti është vendosur në shërbim të tyre për të grabitur prona me një sipërfaqe prej 254 mijë metrash katrorë.

Darka që zhveshi maskat

Në video që gazeta “SOT” e publikoi me detaje, ku shumë media të tjera e censuruan si lajm, shihej shihet qartë që në një darkë konfidenciale në një dhomë të mbyllur tradicionale, Olsi Rama, Ndoja, ish-prokurori të cilit ju bë atentat me eksponentin e krimit, “Rumi i Shijakut”, dhe persona të dyshuar se i përkasin organizatës “Troplini” të cilët tashmë janë goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si një organizatë e madhe kriminale. Por nga të dhënat që ka nxjerrë vetë drejtësia tregon se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë rastësore, por të njohura dhe të koordinuar,  një hallkë e qartë e rrjetit që lidh politikën me grupet kriminale.

Goditja e SPAK

SPAK shkatërroi dy ditë më parë grupin që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Sipas dosjes së SPAK që ka goditur këtë grup kriminal, hetimi është i ndarë në dy çështje të ndryshme, ku janë goditur Avdylajt dhe “Rumi i Shijakut”.  Në listën e të arrestuarve rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, një fakt që tregon se bandat e Durrësit kishin futur njerëzit e tyre deri në zemër të listave zgjedhore të socialistëve. Nga ana tjetër disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, ditën kur iu bën atentat nëntorin e vitit 2019 nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, ndihmuan SPAK të zbardhte skemën e mirëfilltë të përvetësimit të pronave shtet në bregdetin e Durrësit. Në krye të këtij grupi të përfshirë në tjetërsimin e pronave, Prokuroria e Posaçme akuzon Aleksandër Lahon (ose Rumi i Shijakut), i cili është në kërkim. Si pjesë të këtij grupi, SPAK thotë se janë edhe Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahor), i cili është i arrestuar; Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (i cili ndodhet në qeli) dhe Vlash Brahja, i cili është arrestuar. Gjithashtu, pjesë e grupit, dyshohet të jenë edhe persona të tjerë të cilët nuk janë të identifikuar, pro që hetimet e SPAK vijojnë në këtë drejtim. Anëtarët e grupit kanë falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish-ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës. Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, thotë SPAK, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin për përfitim të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te persona apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit). Pra këto afera tregojnë qartë se shteti është përdorur si vegël e grupeve kriminale. Prokuroria, gjykatat, kadastra dhe vetë pushteti politik kanë mbyllur sytë, duke i kthyer bandat në partnerë të vërtetë. Përfituesit realë ishin eksponentë të botës së krimit, ndërsa politika siguronte mbrojtje institucionale dhe shpërblim përmes listave të sigurta në Parlament dhe prova më e qartë e këtij rrjeti është videoja e publikuar nga gazeta “SOT”, ku shfaqet në një tavolinë të përbashkët Olsi Rama me Arjan Ndojën, i cili është sot deputet i Sali Berishës. Ajo darkë nuk ishte një rastësi, por fotografia e qartë e lidhjes mes politikës dhe krimit. Është pikërisht ky rrjet që më pas rezultoi i përfshirë në vrasje me pagesë, në tjetërsimin e pronave dhe në futjen e njerëzve të tij në listat e PS, duke treguar se si Edi Rama vendosi shtetin në shërbim të tyre

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading